I mori 6 mijë euro irakianit për azil politik, procedohet 41-vjeçarja në Tiranë

Një skemë mashtrimi ndaj një shtetasi të huaj është zbuluar në Tiranë, ku një grua dyshohet se përfitoi mijëra euro me premtime të rreme për azil politik.

18.04.2026. 15:38

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj shtetases A.Z., 41 vjeçe, banuese në kryeqytet.

Sipas hetimeve paraprake, ajo i ka marrë një shtetasi irakian shumën prej 6 mijë eurosh, duke i premtuar se do t’i siguronte azil politik në Shqipëri. Megjithatë, procedurat e premtuara nuk janë realizuar dhe shuma nuk i është kthyer.

Autoritetet vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të zbardhur rrethanat e mashtrimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)