Elbasani fiton në “frymën e fundit” në Durrës, Vllaznia vetëm një pikë më shumë

Elbasani ka arritur një fitore dramatike në transfertë ndaj Teutës, duke triumfuar 1-2 në stadiumin “Niko Dovana”, falë një goli në minutat shtesë të ndeshjes.

18.04.2026. 21:02

Takimi nisi me avantazhin e vendasve, pasi Arifi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 23-të, duke i dhënë epërsinë Teutës në pjesën e parë. Elbasani reagoi në fraksionin e dytë dhe arriti të barazojë në minutën e 53-të, kur Diallo u tregua i saktë nga penalltia.

Ndeshja u bë edhe më dramatike në minutat e fundit, pasi miqtë fituan një tjetër 11-metërsh, por Diallo këtë herë gaboi përballë portierit Selmani, duke humbur mundësinë për përmbysje. Megjithatë, Elbasani nuk u dorëzua dhe vazhdoi të kërkonte golin e fitores.

Kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim, në minutën e 95-të Ze Gomes shfrytëzoi një goditje nga këndi dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë tri pikë të arta skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Elbasani mban gjallë garën në krye, duke mbetur vetëm një pikë larg Vllaznisë, që kryeson renditjen.

Ndërkohë, sfida tjetër e mbrëmjes mes Dinamos dhe Tiranës është mbyllur në barazim 1-1.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)