Përplaset për vdekje një këmbësor në Milot-Rrëshen, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Rrëshen, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

18.04.2026. 22:52

Viktima është shtetasi N. L., rreth 70 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit dyshohet se është larguar menjëherë, duke mos u identifikuar ende nga autoritetet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për kapjen e autorit që u largua pas aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)