Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së mbrëmjes së të premtes, duke denoncuar atë që ai e cilëson si dhunë të tepruar nga ana e policisë ndaj qytetarëve.
Në postimin e tij, Berisha thekson se edhe një shtetas i huaj, i pranishëm rastësisht në protestë, është habitur nga ndërhyrja e forcave të rendit. “Dhuna policore habit dhe shtetasin e huaj që ndodhet rastësisht në protestë! Dëgjohet teksa i thotë policisë pse silleni kështu”, ndërsa shton: “10 gangster narko-banditë me uniformë me një kryengritës paqësor. Kriminel!”
Ai dënoi ashpër ndërhyrjen e policisë, duke u shprehur: “Dënoj me forcën më të madhe dhunën shtazore kundër qytetarit guximtar!”, dhe duke akuzuar për përdorim të mjeteve të rrezikshme: “Shikoni në fund të videos tek përdorin sprajin e ariut!”, shkruan Berisha.
Berisha publikoi edhe një rast konkret, duke përmendur një 37-vjeçar nga Shijaku, i cili sipas tij është dhunuar gjatë arrestimit. Sipas deklarimit, qytetari pretendon se është goditur nga disa efektivë dhe se ndaj tij është ushtruar dhunë fizike. Berisha e cilësoi situatën si një akt të rëndë dhe kërkoi përgjegjësi për veprimet e policisë gjatë protestës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)