“Alo, kam vrarë gruan”, policia e Fierit në alarm, denoncuesi rezulton i dehur

Një i moshuar ka alarmuar policinë e Fierit duke thënë përmes telefonit se kishte vrarë gruan. Pas verifikimeve, alarmi rezultoi i rremë.

20.04.2026. 17:25

“Alo, kam vrarë gruan”, policia e Fierit në alarm, denoncuesi rezulton i dehur

Një telefonatë në policinë e Fierit për një krim në familje ka ngritur në këmbë blutë e këtij qytetit.

Sipas policisë, rreth orës 14:30 një telefonatë është bërë në sallën operative, ku një person njoftonte se kishte vrarë bashkëshorten e tij.

Menjëherë policia ka shkuar në zonë pas telefonatës të bërë nga shtetasi S. T., 68 vjeç, banues në fshatin Dukas.

Kur efektivët kanë shkuar pranë banesës kanë gjetur bashkëshorten e denoncuesit shtetasen Sh.T. në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa asnjë problem.

Pas disa minutash është bërë dhe lokalizimi i S.T. i cili rezultoi në gjendje të dehur.

Menjëherë i moshuari është shoqëruar në Komisariatin e Fierit ku po merret në pyetje në lidhje me këtë telefonatë, që fatmirësisht rezultoi e rreme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)