Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, që ka futur të gjithë botën në krizë, duke shkaktuar rritjen e çmimit të karburanteve, rrezikon të kthehet në një bumerang për Iranin. Nëse vazhdon të mbajë këtë qëndrim, Shtetit Islamik do ti duhet që në harkun e pak ditëve të mbyllë prodhimin nga puset e saj të naftës.
Me Ngushticën që mbetet e bllokuar dhe cisternat e magazinimit që po mbushen me rritëm të shpejtë, vlerësohet se Irani ka vetëm 10 deri në 15 ditë kohë. Më pas, edhe në Teheran nuk do të kenë zgjidhje tjetër, përveçse të ndërpresin prodhimin në fushat e naftës.
Përpara se Shtetet e Bashkuara të merrnin kontrollin e Hormuzit, Irani eksportonte deri në 1 milion e 850 mijë fuçi në ditë. Kryesisht kjo sasi shkonte në Kinë, duke gjeneruar rreth 150 milionë dollarë në ditë. Por, kohët e lumtura kanë përfunduar.
Aktualisht, Fondi Monetar Ndërkombëtar po sinjalizon një ngadalësim global. Vendet në zhvillim si Iraku po goditen dy herë më rëndë se vendet më të pasura. Dhe nafta fizike vazhdon të reflektojë bllokadën, ndërsa tregjet e kontratave me afat ndjekin me vëmendje thashethemet për armëpushim.
Irani kaloi javë të tëra duke e përdorur Ngushticën e Hormuzit si levë kundër të tjerëve. Tani është radha e tij të ndiejë ndikimin. Për më tepër, koha po mbaron.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)