SHBA dhe Irani përballen në Hormuz, Trump: Goditëm 7 anije iraniane

Trump bëri me dije se ky reagim vjen në një kohë kur Irani ka qëlluar në drejtim të anijeve të vendeve të tjera.

Burimi: BBC

04.05.2026. 20:11

SHBA dhe Irani përballen në Hormuz, Trump: Goditëm 7 anije iraniane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump bëri me dije se forcat amerikane kanë goditur 7 mjete të vogla detare iraniane, gjatë operacionit më të fundit për të siguruar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Në një reagim të shkurtër, Trump bëri me dije se ky reagim vjen në një kohë kur Irani ka qëlluar në drejtim të anijeve të vendeve të tjera, duke përmendur edhe një mjet detar të Koresë së Jugut.

Ai u bëri thirrje vendeve të tjera që të angazhohen më shumë në mbështetje të përpjekjeve të SHBA-së për sigurinë në rajon. “Ndoshta është koha që Koreja e Jugut t’i bashkohet këtij misioni,” u shpreh ai.

Trump njoftoi se Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Dan Caine, do të mbajnë një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje mbi situatën.

Ndërkohë, pritet që presidenti amerikan të dalë në një aktivitet tjetër publik në Shtëpinë e Bardhë brenda orëve në vijim.

Më herët, ushtria iraniane bëri të ditur se marina e saj kishte lëshuar paralajmërime dhe kishte qëlluar me të shtëna paralajmëruese ndaj disa destrojerëve amerikanë që, sipas tyre, po i afroheshin zonës. Sipas Teheranit, anijet amerikane kishin fikur radarët dhe më pas ishin zbuluar sapo i kishin riaktivizuar.

Irani pretendon se u janë dërguar paralajmërime të qarta me radio për rrezikun e shkeljes së armëpushimit dhe se çdo përpjekje për të hyrë në ngushticë do të konsiderohej provokim, duke sjellë reagim nga forcat detare iraniane.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)