“Evropa është miope”, Erdogan i ashpër me BE: Ka më shumë nevojë ajo për ne se ne për të

Sipas Erdoganit, ajo që ai e quajti “miopi strategjike” e BE-së ndaj Turqisë vazhdon të jetë e pranishme në shumë institucione evropiane.

Burimi: Anadolu Agency

04.05.2026. 22:44

“Evropa është miope”, Erdogan i ashpër me BE: Ka më shumë nevojë ajo për ne se ne për të

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të shmangë veprimet dhe retorikën që, sipas tij, dëmtojnë qasjen “konstruktive” të Ankarasë ndaj Brukselit.

Gjatë një fjalimi pas mbledhjes së qeverisë, Erdogani theksoi se Turqia nuk është më ajo e dikurshmja dhe se bota nuk dominohet më vetëm nga shtetet perëndimore.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian duhet ta vlerësojë rolin e Turqisë dhe të kuptojë se nuk mund të jetë një aktor global i rëndësishëm pa përfshirjen e plotë të saj si anëtare.

Sipas Erdoganit, ajo që ai e quajti “miopi strategjike” e BE-së ndaj Turqisë vazhdon të jetë e pranishme në shumë institucione evropiane.

Presidenti turk nënvizoi se çështja nuk është se ku qëndron Turqia, por se si e sheh veten Evropa në të ardhmen, duke përfunduar se Evropa ka më shumë nevojë për Turqinë sesa Turqia për Evropën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)