Rusia shpall armëpushim 2 ditor dhe paralajmëron Ukrainën nëse tenton ta shkelë

Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes paralajmëroi se çdo përpjekje e Ukrainës për të goditur Moskën gjatë festimeve do të pasohet me një “sulm masiv raketor ndaj Kievit”.

Burimi: Kyiv Indipendent

04.05.2026. 22:27

Rusia shpall armëpushim 2 ditor dhe paralajmëron Ukrainën nëse tenton ta shkelë

Presidenti Vladimir Putin ka shpallur armëpushimin dyditor më 8–9 maj, në kuadër të Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Moska deklaroi se pret që edhe Ukraina ta respektojë këtë nismë, duke e paraqitur si një hap për uljen e tensioneve.

Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur skepticizëm, duke thënë se Kievi nuk ka marrë asnjë propozim zyrtar për armëpushim dhe se sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase po vazhdojnë.

Zelensky theksoi se është e rëndësishme që Ukraina të jetë e informuar për çdo negociatë mes SHBA-së dhe Rusisë, duke nënvizuar mungesën e transparencës në proces.

Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes paralajmëroi se çdo përpjekje e Ukrainës për të goditur Moskën gjatë festimeve do të pasohet me një “sulm masiv raketor ndaj Kievit”.

Po ashtu, autoritetet ruse u bënë thirrje banorëve të Kievit dhe stafit të misioneve diplomatike të largohen nga qyteti në rast përshkallëzimi.

Ukraina i ka cilësuar këto deklarata si kërcënime dhe ka akuzuar Rusinë për shkelje të vazhdueshme të armëpushimeve të mëparshme, përfshirë edhe gjatë Pashkëve, kur janë regjistruar qindra shkelje.

Ndërkohë, Kievi vazhdon të kërkojë një armëpushim të plotë dhe pa kushte, të cilin Moska deri tani e ka refuzuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)