Kamioni i akrobacive hyn mes spektatorëve, të paktën 3 viktima

Sipas policisë, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një defekti në sistemin e frenimit të kamionit.

Burimi: BBC

04.05.2026. 19:27

Kamioni i akrobacive hyn mes spektatorëve, të paktën 3 viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Popayán, në jug të Kolumbisë, ku një kamion gjigand, që përdoret për të dhënë shfaqje, hyri në mes të një turme njerëzish që po ndiqnin eventin.

Sipas policisë, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një defekti në sistemin e frenimit të kamionit. Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur automjeti thyen barrierat dhe përplaset me turmën, duke shkaktuar panik dhe duke lënë pas shumë të plagosur.

Autoritetet bëjnë të ditur se 3 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një vajzë 10-vjeçare. Të paktën 38 persona të tjerë janë plagosur.

Komandanti i policisë lokale, Julián Castañeda, deklaroi se automjeti papritur ka përshpejtuar dhe nuk ka mundur të ndalet. Drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së qytetit, Juan Carlos Muñoz Bravo, premtoi një hetim të plotë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, duke theksuar se përgjegjësitë do të përcaktohen me transparencë të plotë.

Edhe guvernatori i rajonit, Octavio Guzmán, shprehu solidaritet me familjet e viktimave dhe të plagosurve, duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi të rëndë për qytetin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)