“Lufta do të përfundojë shpejt”, Trump: Do të marrim uraniumin e pasuruar

Përplasja mbi rezervat bërthamore mbetet një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes në negociata, pasi Teherani nuk pranon të heqë dorë.

22.05.2026. 11:38

“Lufta do të përfundojë shpejt”, Trump: Do të marrim uraniumin e pasuruar

Donald Trump deklaroi se lufta me Iranin “do të përfundojë shpejt”, ndërsa tensionet mes dy vendeve mbeten të larta për çështjen e uraniumit të pasuruar dhe kontrollin e lundrimit detar në rajon. Gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan tha se SHBA nuk do të lejojë që Teherani të mbajë rezerva uraniumi të pasuruar.

“Do ta kemi ne. Nuk na duhet, nuk e duam dhe ndoshta do ta shkatërrojmë. Por nuk do të lejojmë që Irani ta ketë”, deklaroi Trump. Ndërkohë, Irani po përgatit përgjigjen ndaj asaj që mediat e kanë cilësuar si “kushte” të dërguara nga SHBA për t’i dhënë fund konfliktit.

Megjithatë, përplasja mbi rezervat bërthamore mbetet një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes në negociata, pasi Teherani nuk pranon të heqë dorë. Trump theksoi gjithashtu se bllokada detare amerikane “ka funksionuar 100%”.

Gjithsesi, qarkullimi i anijeve në rajon vazhdon të jetë një çështje e pazgjidhur. Sipas “Bloomberg, nëse pika strategjike e Ngushticës së Hormuzit mbetet e bllokuar deri në muajin gusht, ekonomia globale mund të përballet me një krizë të ngjashme me atë të vitit 2008.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)