Sapo u largua nga City, Guardiola merr ofertën marramendëse nga Arabia

Lajmi është konfirmuar edhe nga agjenti i Guardiolës, Josep Maria Orobitg, i cili bëri të ditur se mes palëve ka pasur bisedime paraprake, por pa ndonjë marrëveshje konkrete apo ofertë zyrtare.

Burimi: Al-Youm

23.05.2026. 17:59

Sapo u largua nga City, Guardiola merr ofertën marramendëse nga Arabia

Klubi saudit Al-Nassr ka nisur lëvizjet për të gjetur trajnerin e ri dhe emri më surprizues në listë është ai i Pep Guardiolës. Sipas mediave ndërkombëtare, drejtuesit e klubit kanë kontaktuar teknikun spanjoll përpara se ai të njoftonte largimin nga Manchester City.

Lajmi është konfirmuar edhe nga agjenti i Guardiolës, Josep Maria Orobitg, i cili bëri të ditur se mes palëve ka pasur bisedime paraprake, por pa ndonjë marrëveshje konkrete apo ofertë zyrtare.

Mediat saudite raportuan se Al-Nassr i kishte vendosur në tavolinë Guardiolës një pagë rekord prej 150 milionë dollarësh në sezon, çka do ta bënte trajnerin më të paguar në historinë e futbollit. Megjithatë, agjenti i tij mohoi shifrat e publikuara, duke theksuar se oferta reale nuk arrin ato nivele.

Nga ana tjetër, vetë Guardiola ka lënë të kuptohet se dëshiron të marrë një vit pushim pas eksperiencës së gjatë dhe intensive te Manchester City. Kjo ka bërë që Al-Nassr të nisë të shqyrtojë alternativa të tjera për pankinën.

Ndërkohë, trajneri aktual Jorge Jesus ka konfirmuar largimin nga skuadra, pavarësisht se sapo shpalli Al-Nassr kampion të Arabisë Saudite. Ai deklaroi me ironi se Guardiola duhet të ndihet i privilegjuar nëse e zëvendëson në stol.

Sipas raportimeve, emri më i favorizuar për momentin është Roberto Martínez. Trajneri i kombëtares së Portugalisë mund të largohet pas Botërorit 2026 dhe të ribashkohet me Cristiano Ronaldon te Al-Nassr.

Ndërkohë, Ronaldo vazhdon të mbetet figura kryesore e skuadrës, duke e mbyllur sezonin si golashënuesi më i mirë i ekipit me 27 gola në të gjitha kompeticionet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)