Spanja në protestë kundër Sanchez, 7 policë të lënduar, arrestohen persona të maskuar

Përplasjet nisën kur një grup i vogël protestuesish tentoi të thyejë barrierat pranë rezidencës zyrtare të kryeministrit në zonën Moncloa.

Burimi: Reuters

23.05.2026. 22:26

Spanja në protestë kundër Sanchez, 7 policë të lënduar, arrestohen persona të maskuar

Të paktën 7 efektivë policie janë plagosur gjatë përleshjeve me protestuesit në Madrid, ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë dolën në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Pedro Sánchez, pas një sërë skandalesh të dyshuara për korrupsion.

Sipas autoriteteve, përplasjet nisën kur një grup i vogël protestuesish tentoi të thyejë barrierat pranë rezidencës zyrtare të kryeministrit në zonën Moncloa. Policia ndaloi disa persona me maska në rrugën kryesore që të çon drejt ndërtesës, ndërsa tre protestues u arrestuan. Pjesa më e madhe e tubimit, megjithatë, u zhvillua në mënyrë paqësore.

Protesta, e quajtur “Marshim për Dinjitet”, u organizua nga shoqatat e shoqërisë civile dhe mblodhi mijëra pjesëmarrës që mbanin flamuj kombëtarë dhe pankarta me slogane kundër qeverisë socialiste. Në tubim morën pjesë edhe përfaqësues të partisë konservatore PP dhe e djathta ekstreme Vox.

Në sfondin e protestave, mediat spanjolle raportojnë edhe zhvillime të reja gjyqësore që prekin figura të afërta me qeverinë, përfshirë hetime ndaj ish-kryeministrit José Luis Rodríguez Zapatero për dyshime mbi ndikim të paligjshëm dhe pastrim parash. Ai i ka mohuar akuzat.

Organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen në rreth 80 mijë persona, ndërsa përfaqësuesit e qeverisë në Madrid folën për rreth 40 mijë protestues.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)