Përplasen dy tramvaje në Gjermani, të paktën 50 të plagosur

Shkaku i përplasjes ende nuk është bërë i ditur dhe policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Burimi: Ansa

23.05.2026. 20:35

Përplasen dy tramvaje në Gjermani, të paktën 50 të plagosur

Dy tramvaje janë përplasur kokë më kokë në qytetin gjerman Düsseldorf, duke shkaktuar mbi 50 të plagosur, sipas shërbimit zjarrfikës.

Aksidenti ndodhi të shtunën rreth orës 11:30 në një kryqëzim të ngarkuar të qytetit, ndërsa shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Sipas autoriteteve, 28 persona janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa 28 të tjerë kanë marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes pasi janë lënduar lehtë.

Shkaku i përplasjes ende nuk është bërë i ditur dhe policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)