Tërmet i fuqishëm në Havai, rritet frika për shpërthimin e vullkanit

Ekspertët e Observatorit Vullkanik të Havait kishin paralajmëruar më herët se një shpërthim i ri i Kilaueas mund të ndodhte mes datave 24 dhe 27 maj, bazuar në modelet e monitorimit.

Burimi: Reuters

23.05.2026. 17:11

Tërmet i fuqishëm në Havai, rritet frika për shpërthimin e vullkanit

Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë goditi mbrëmjen e së premtes ishullin e madh të Havait, pranë zonës Honaunau-Napoopoo, duke shkaktuar lëkundje të forta që u ndjenë edhe në ishujt Maui dhe Oahu.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, tërmeti ndodhi në një thellësi prej rreth 23 kilometrash. Pas lëkundjeve, autoritetet amerikane nisën menjëherë monitorimin e vullkanit Kilauea, një prej vullkaneve më aktivë në botë.

Ekspertët e Observatorit Vullkanik të Havait kishin paralajmëruar më herët se një shpërthim i ri i Kilaueas mund të ndodhte mes datave 24 dhe 27 maj, bazuar në modelet e monitorimit. Vullkani ka pasur aktivitet të vazhdueshëm me shpërthime periodike që prej dhjetorit 2024.

Megjithëse tërmeti shkaktoi shqetësim te banorët, Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor bëri të ditur se nuk ekziston rrezik për cunami. Deri tani nuk raportohen viktima apo dëme të mëdha materiale.

Autoritetet lokale vijojnë të mbajnë nën vëzhgim situatën, ndërsa banorëve u është kërkuar të ndjekin udhëzimet e emergjencës në rast të aktivitetit të mëtejshëm sizmik ose vullkanik.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)