Zgjedhjet në PD, shtyhet dhe një orë votimi në degët e mëdha

Shtyhen dhe për një orë zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike në degët e mëdha në rrethe.

23.05.2026. 18:15

Zgjedhjet në PD, shtyhet dhe një orë votimi në degët e mëdha

Do të shtyhet dhe për një orë votimi në degët e mëdha të Partisë Demokratike në rrethe, për referendumin për konfirmimin e kreut Sali Berisha.

Lajmi u dha nga Ivi Kaso, i cili teksa shtoi se në degët e vogla votimi ka përfunduar, tha se anëtarët e PD që janë në radhë do të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre.

“Si pasojë e disa kërkesave që kanë ardhur pranë KOKOE-s nga disa degë të mëdha, sikurse është edhe dega 2 që voton këtu në seli, KOKOE ka marrë vendim që për këto degë të mëdha, të cilat, në të cilat ka fluks votimi dhe presin fluks që të vazhdojë edhe mbas orës 18:00, procesi të qëndrojë i hapur deri në orën 19:00 për këto degë të mëdha, në mënyrë që t'u jepet mundësia të gjithë demokratëve që të votojnë dhe të shprehin pëlqimin e tyre për procesin e rikonfirmimit të kryetarit të partisë.

Është proces i cili është drejt përfundimit në disa degë të vogla, të cilat e kanë ezauruar procesin për shkak të kohëzgjatjes së tyre.

Por veçanërisht në degët qendër qarku si dhe në disa degët më të mëdha të Tiranës, të cilët kanë një numër të lartë votuesish, është parashikuar mbas komunikimit të tyre me KOKOE-n, është marrë vendim përkatësisht për çdo degë, që ky proces të mbyllet në orën 19:00.

Përfitoj nga rasti t'u bëj thirrje të gjithë demokratëve të degëve të mëdha të Tiranës si dhe të degëve veçanërisht të qendrës së qarkut, të qarqeve më të mëdha të cilat kanë kërkuar që procesi të zgjatet deri në orën 19:00, që të dalin dhe të kenë mundësi që të ushtrojnë të drejtën dhe detyrimin e tyre statutor për të votuar në procesin e sotëm”, tha Kaso.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)