“12.000 dronë në vit”, Greqia 'mburret' me industrinë ushtarake: Prodhojmë më shumë sesa Irani

Greqia pretendon se ka arritur që përmes industrisë vendase të mbrojtje të tejkalojë edhe Iranin në pordhimin e dronëve luftarakë. Irani, një vend që ka investuar dekada në zhvillimin e programeve të dronëve dhe eksportimin e tyre në zonat e luftës, prodhon diku midis 2,800 dhe 3,500 njësi në vit.

Burimi: Protothema

12.04.2026. 18:40

“12.000 dronë në vit”, Greqia 'mburret' me industrinë ushtarake: Prodhojmë më shumë sesa Irani

Greqia pretendon se ka arritur që përmes industrisë vendase të mbrojtje të tejkalojë edhe Iranin në pordhimin e dronëve luftarakë.

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, vizitoi fabrikën e Bazës së 306-të të Telekomunikacionit në Akarnes, i shoqëruar nga udhëheqja e Mbrojtjes Kombëtare Helenike dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, duke prezantuar një bast zyrtar që sipas tij Athina ka vendosur ta fitojë.

Gjithçka ka të bëjë me ndërtimin e një force mbrojtëse vendase në epokën e mjeteve ajrore pa pilot. Dhe në zbatim janë vendosur dy fabrikat greke, EBT-ja e 306-të në Akarnes dhe Punëtoria e 316-të e zonës teknike në Ksanthi, të cilat sipas mediave helene tani prodhojnë gjithsej 4,000 dronë në vit.

Ky numër është mbresëlënës në shkallë globale, pasi sipas raporteve të medias ndërkombëtare, Irani, një vend që ka investuar dekada në zhvillimin e programeve të dronëve dhe eksportimin e tyre në zonat e luftës, prodhon diku midis 2,800 dhe 3,500 njësi në vit. Pra, me kapacitetin e saj aktual të prodhimit, Greqia tashmë tejkalon ose arrin të njëjtat nivele si një nga prodhuesit më të mëdhenj të dronëve në botë.

Nëse sa më sipër duket ambicioze, qëllimi i vërtetë i ushtrisë greke sipas Nikos Dendias është që të prodhojë 1,000 dronë në muaj, ose 12,000 njësi në vit, pra trefishi i prodhimit aktual.

"Kemi krijuar dy fabrika prodhimi dronësh, kemi krijuar dy njësi lëvizëse prodhimi dronësh dhe jemi në procesin e ndërtimit të njësive të lëvizshme të prodhimit që do të shoqërojnë të gjitha Brigadat e Ushtrisë Greke në të ardhmen e parashikueshme. Çdo Brigadë do të jetë në gjendje të prodhojë dhe riparojë dronë në vend”, u shpreh Dendias.

Ky është një vizion i decentralizimit radikal, pasi në vend të një ose dy fabrikave të mëdha që janë objektiva të lehtë në rast konflikti, Greqia po ndërton një rrjet prodhimi të shpërndarë që nuk mund të neutralizohet me një goditje të vetme.

Sipas mediave greke në vend janë duke u prodhuar katër lloje dronësh. Në fabrikën 306 EBT, prodhohen katër kategori dronësh, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë nevojash operacionale.

Bëhet fjalë për drone të vegjël zbulues për njësitë e vijës së pare, dronë mallrash për furnizimin e fushës së betejës, dronë kamikazë me municion për sulme kundër objektivave të armikut dhe avionë pa pilot, me krahë të fiksuar për përdorim nga Artileria dhe Forcat Ajrore.

Pas gjithë kësaj qëndron një logjikë e thjeshtë, por e fuqishme, filozofia “kosto e ulët - efekt i lartë”. Sipas saj një dron që kushton 1,000 euro mund të neutralizojë një automjet armik me vlerë miliona euro dhe kjo asimetri që ndryshon logjikën e luftës është kuptuar nga Athina zyrtare.

Programi nuk është i shkëputur nga realiteti gjeopolitik, pasi prodhimi synon drejtpërdrejt heqjen dorë nga zgjidhjet e importuara dhe mbulimin direkt të nevojave të njësive të vendosura në zonat më të ndjeshme të vendit, si Evrosi dhe ishujt e Egjeut lindor.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)