Dy vjeçari në Vlorë bie nga ballkoni i shtëpisë, ndërron jetë në spital

Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.

12.04.2026. 18:53

Dy vjeçari në Vlorë bie nga ballkoni i shtëpisë, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Skelës, në Vlorë, ku një fëmijë vetëm dy vjeç ka rënë nga ballkoni i shtëpisë ku banonte.

Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e urgjencës, të cilat kanë transportuar të miturin drejt Spitali Rajonal i Vlorës për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.

Policia në informacionin paraprak për ngjarjen e rëndë sqaron se i mituri ndodhej me nënën në shtëpi kur ndodhi tragjedia, në lagjen “Pavarësia 3”.

“Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H”, informon policia.

Autoritetet pritet të hedhin dritë mbi rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)