Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Fushë Kosovë.
Sipas të dhënave paraprake, ka qenë një makinë ajo që ka përplasur dy persona të cilët ishin duke kaluar në rrugë.
Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe personat e plagosur kanë marrë dëmtime të shumta. Për këtë arsye janë dërguar me urgjencë në spital.
Policia ka nisur hetimet për këtë aksident dhe ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit për zbardhjen e dinamikës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)