Mijëra besimtarë ortodoksë në mbarë Shqipërinë kanë kremtuar mbrëmjen e sotme ceremoninë e shenjtë të daljes së Epitafit.
Në qytetin e Tiranës, ky ritual i rëndësishëm që i paraprin festës së Pashkës u zhvillua në katedralen “Ngjallja e Krishtit”.
Me qirinj në duar dhe këngë hyjnore, besimtarët ndoqën meshën e mbajtur nga klerikët për këtë ditë të shenjtë.
Rrugëtimi i kryqit në të ashtuquajturën e Premtja e Zezë, përkujton vuajtjet e Jezu Krishtit para kryqëzimit të tij.
Policia e Shtetit kishte marrë masa për mbarëvajtjen e kësaj ceremonie fetare që zgjati për disa orë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)