Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri si pasojë e një konflikti në zonën e Niklës në Fushë Krujë.
Sipas të dhënave, krimi ka ndodhur në Vrion, ku Eduart Ahmataj ka qëlluar me çifte në drejtim të fqinjit të tij Artur Çangu, duke i marrë jetën këtij të fundit.
Raportohet se më herët se autori dhe viktima kanë pasur dhe konflikte të mëhershme para disa ditësh për çështje pronësie.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën. Deri në këto momente nuk dihet dinamika e ngjarjes, teksa efektivët janë vënë në ndjekje të autorit Eduart Ahmataj.
Njoftimi i Policisë
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)