Policia e Sarandës ka vënë në pranga administratorin e lokalit ku një ditë më parë humbi jetën duke punuar një 33 vjeçar.
Policia ka vënë në pranga shtetasin E.F. 40 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Ngjarja ndodhi paraditen e së enjtes kur shtetasi I.Gj. ra në kontakt me energjinë elektrike, teksa ishte duke punuar në një nga lokalet më në zë në Sarandë, ku po saldonte disa hekura.
Policia ka mësuar mes të tjerash se viktima ishte punësuar në menyrë të paligjshme në këtë subjekt.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë që mësohet se 33 vjeçar priste të bëhej baba për herë të parë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)