Vrasje me armë në Fushë Krujë, një person ekzekuton kunatin

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar pasditen e së premtes në Nikël, ku një person ka ekzekutuar kunatin e tij për motive të paqarta.

10.04.2026. 19:47

Vrasje me armë në Fushë Krujë, një person ekzekuton kunatin

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri si pasojë e një konflikti në zonën e Niklës në Fushë Krujë.

Sipas të dhënave, krimi ka ndodhur për motive familjare, ku Eduart Ahmataj ka qëlluar disa herë me armë në drejtim të kunatit të tij Artur Çangu, duke i marrë jetën këtij të fundit.

Raportohet se më herët se autori dhe viktima kanë pasur dhe konflikte të mëhershme para disa ditësh.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën. Deri në këto momente nuk dihet dinamika e ngjarjes, teksa efektivët janë vënë në ndjekje të autorit Eduart Ahmataj.

Njoftimi i Policisë

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)