Lirimi i hapësirave publike, policia ndërhyn në tregun e “maqedonasve” në Korçë

Janë rreth 50 tregtarë që operojnë në këtë zonë dhe kanë ekspozuar kryesisht veshje dhe stendat jashtë ambienteve të dyqaneve.

10.04.2026. 18:28

Lirimi i hapësirave publike, policia ndërhyn në tregun e “maqedonasve” në Korçë

Policia Bashkiake në qytetin e Korçës ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme në tregun e “maqedonasve”.

Efektivët e policisë kanë kërkuar nga tregtarët që të heqin sa më shpejt të jetë e mundur rrobat dhe manekinët që janë të vendosura në trotuarë dhe që pengojnë lëvizjen normale në këtë zonë.

Rreth 50 tregtarë që operojnë në këtë treg janë gjetur të papërgatitur nga ky aksion i policisë, duke thënë se nuk janë njoftuar më herët për këtë gjë.

Ata kanë kërkuar nga Bashkia që të vendosë një datë pas pashkëve për këtë aksion duke qenë se këto ditë kanë fluks të shtuar qytetarësh.

Ndërkohë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet lokale për këtë kërkesë të tregtarëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)