Një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen në SHBA, pasi Hunter Biden, djali i ish-presidentit Joe Biden ka sfiduar publikisht për një përballje në ring dy djemtë e Donald Trump, përkatësisht Donald Trump Jr. dhe Eric Trump.
Gjatë promovimit të një turi me gazetarin Andrew Callaghan, Hunter Biden deklaroi se ideja për një një ndeshje në kafaz është hedhur si pjesë e organizimit të disa eventeve për “Carnival Tour”. Ai u shpreh se është “100% i gatshëm” të marrë pjesë, nëse një përballje e tillë realizohet.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Donald Trump Jr. apo Eric Trump lidhur me këtë sfidë.
Deklarata vjen në një moment kur Hunter Biden përballet me vështirësi financiare. Sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në Washington DC, ai rezulton të ketë rreth 17 milionë dollarë borxhe dhe aktualisht jeton jashtë Shteteve të Bashkuara. Ai është përfshirë në disa procese ligjore, përfshirë çështje që lidhen me taksat dhe armët.
Nga ana tjetër, Donald Trump Jr. ka qenë shpesh kritik ndaj Hunter Biden, duke e sulmuar publikisht për të kaluarën e tij me varësinë nga droga dhe për aktivitetet e tij të dyshimta të biznesit.
Ndërkohë, edhe djemtë e Trump janë përfshirë në projekte të ndryshme biznesi, përfshirë investime në industrinë e dronëve në SHBA, një sektor që po merr rëndësi të madhe në fushën e mbrojtjes.
Megjithëse ideja e një përballjeje në kafaz mbetet për momentin thjesht deklarative, ajo ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale dhe media.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)