Europa do të “skuqet” nga rëra e Saharasë, priten re dhe “shi i pistë” në disa rajone
Sipas meteorologëve, ardhja e rërës sahariane lidhet me kalimin e një vorteksi që pritet të forcohet mbi pellgun e Mesdheut, duke tërhequr masa ajri të ngrohtë direkt nga shkretëtira.
Pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe temperatura mbi mesataren sezonale, Europa jugore, duke përfshirë edhe Shqipërinë, pritet të përballet me përkeqësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike. Sipas parashikimeve, në ditët në vijim do të shtohen vranësirat dhe reshjet e shiu, të cilat do të shoqërohen me pluhur nga shkretërira e Saharasë. Ky fenomen njihet ndryshe edhe si “shi i pistë”.
Shkak i këtij ndryshimi do të jetë një zonë me presion të ulët që vjen nga Afrika e Veriut, e cila do të aktivizojë erëra të forta nga Saharaja. Këto rryma do të transportojnë drejt Ballkanit, Gadishullit Apenin, por edhe në Spanjë e Francë sasi të mëdha rëre dhe grimcash pluhuri nga shkretëtira afrikane, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit dhe në reshjet që priten.
Efektet pritet të ndihen që nga dita e diel, më datë 12 prill, kur parashikohen reshje. Ato do të jenë kryesisht “të ndotura”, pasi pluhuri i Saharasë do të bjerë bashkë me shiun dhe do të depozitohet në sipërfaqe, duke lënë gjurmë në makina dhe rrugë. Sipas meteorologëve, ardhja e rërës sahariane lidhet me kalimin e një vorteksi që pritet të forcohet mbi pellgun e Mesdheut, duke tërhequr masa ajri të ngrohtë direkt nga shkretëtira.
Foto ilustruese
Ky kombinim do të sjellë një shtresë të dendur pluhuri në atmosferë, e cila më pas do të bjerë në tokë përmes reshjeve. Ndërkohë, pas temperaturave që në disa zona kanë arritur deri në 27-28 gradë celsius, ndryshimi i parë do të vërehet që të shtunën e 11 prillit, me një rënie të lehtë të temperaturave, kryesisht në zonat veriore. Më pas, nga pasditja e së dielës dhe në fillim të javës tjetër, pritet përkeqësimi më i madh i motit, i shoqëruar me reshje dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Videot që bënë xhiron e rrjeteve sociale tregojnë skena paniku brenda kabinës së avionit Airbus A320, me pasagjerë që qajnë, luten dhe ngjiten pas vendeve të tyre nga frika.
Ndërhyrjet janë përqendruar në zona me rëndësi turistike si në Llogara, Filikur dhe Qeparo, me synimin për lirimin e hapësirave dhe frenimin e ndërtimeve të paligjshme përgjatë vijës bregdetare.
Një vatër e madhe zjarri ka shkaktuar alarm këtë të premte në zonën turistike të Ranës së Hedhur në Shëngjin, ku flakët kanë përfshirë një pjesë të masivit me pisha dhe janë afruar pranë bizneseve që operojnë në këtë zonë të frekuentuar nga pushuesit.
Thellë nën Paqësorin Jugor, shkencëtarët kanë konfirmuar ekzistencën e një mase të madhe toke që ka qenë objekt debati për dekada. Nuk është një ishull apo fragmente të shpërndara shkëmbinjsh, por një strukturë gjeologjike e vazhdueshme me identitetin e vet, e quajtur Zealandia.
Në disa pjesë të Evropës, temperatura ka arritur në 10 deri në 15 gradë Celsius mbi mesataren për këtë kohë të vitit, ndërsa java që u mbyll e futi kontinentin në... furrë.
Udhëheqësi bjellorus e sheh Macronin si udhëheqësin e duhur t dialogut me Rusinë dhe rrëfen bisedën që pati me presidentin francez, duke përjashtuar si opsion kryeministren italiane Giorgia Meloni.
Pavarësisht sinjaleve për përparim në negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit ende duket larg finalizimit.
Geran-2 fluturon relativisht ngadalë, rreth 180 kilometra në orë, por arrin një distancë deri në 2,000 kilometra duke mbajtur rreth 50 kilogramë eksplozivë. Ai kushton midis 25,000 dhe 40,000 euro, një pjesë e kostos së një rakete me vlerë miliona.
Duke folur në forumin ndërkombëtar të sigurisë "Shangri-La Dialogue" në Singapor, shefi i Pentagonit theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë rezerva të konsiderueshme ushtarake dhe aftësitë e nevojshme për t'iu përgjigjur çdo zhvillimi.
Bastisja e policisë në selinë e socialistëve, çështja serioze Zapatero, rastet që përfshijnë bashkëpunëtorë të ngushtë dhe të afërm të kryeministrit dhe presioni për zgjedhje të parakohshme kërcënojnë kryeministrin spanjoll.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, do të nënshkruajë një marrëveshje me Iranin vetëm nëse përmbushen kushtet themelore të Uashingtonit. Kështu tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë pas një takimi të gjatë në Dhomën e Situatave që u mbajt me qëllim marrjen e një vendimi përfundimtar mbi Iranin.
Pamjet e publikuara nga Ryan Turiak tregojnë momentin kur shpërthimi i fortë dridh kamerat në aeroportin Jim Hamilton-LB Owens në Kolumbia, ndërsa shumë qytetarë raportuan se ndjenë lëkundje të ngjashme me tërmet.
Komente (0)