Netanjahu i vendos “sanksione” Spanjës: Nuk heshtim ndaj atyre që na sulmojnë, keni shpifur

Situata u tensionua edhe më tej pasi Spanja njohu shtetin e Palestinës dhe kritikoi publikisht veprimet e Izraelit ndaj palestinezëve.

Burimi: Al Jazeera

10.04.2026. 20:51

Netanjahu i vendos “sanksione” Spanjës: Nuk heshtim ndaj atyre që na sulmojnë, keni shpifur

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu akuzoi Spanjën për zhvillimin e një “lufte diplomatike” kundër vendit të tij, duke vendosur përjashtimin e përfaqësuesve spanjollë nga një qendër koordinimi që mbikëqyr armëpushimin në Gaza.

Në një deklaratë publike, Netanyahu tha se Izraeli nuk do të qëndrojë i heshtur ndaj sulmeve dhe akuzave të Spanjës ndaj ushtrisë izraelite. Si pasojë, ai urdhëroi largimin e delegacionit spanjoll nga qendra e koordinimit në Kiryat Gat, e cila merret me monitorimin e armëpushimit dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gaza.

Edhe ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, kritikoi ashpër kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, duke e akuzuar qeverinë e tij për qëndrime të njëanshme kundër Izraelit dhe për përhapje akuzash të rënda ndaj ushtrisë izraelite.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm që prej nisjes së luftës në Gaza në vitin 2023. Situata u tensionua edhe më tej pasi Spanja njohu shtetin e Palestinës dhe kritikoi publikisht veprimet e Izraelit ndaj palestinezëve.

Qendra e koordinimit, e krijuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pjesë e planit për menaxhimin e armëpushimit dhe për lehtësimin e ndihmës humanitare në Gaza.

Megjithatë, pavarësisht armëpushimit të shpallur, raportimet tregojnë se tensionet dhe incidentet në terren vazhdojnë, ndërsa hyrja e ndihmave mbetet e kufizuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)