E kishin fshehur kokainën në sediljen e makinës, kapen shqiptarët në Itali

Kontrolli i mjetit çoi në zbulimin e mbi një kilogrami kokainë, e fshehur në një nga sediljet e automjetit.

Burimi: Arezzo Notizie.it

10.04.2026. 19:29

E kishin fshehur kokainën në sediljen e makinës, kapen shqiptarët në Itali

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në flagrancë nga karabinierët në provincën e Arezzo në Itali, nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen.

Dy të rinjtë, të moshës 28 dhe 20 vjeç, u ndaluan në zonën e Monterchi, në lokalitetin “Le Ville”.

Sipas autoriteteve, të dyshuarit tentuan të shmangnin kontrollin policor duke ulur shpejtësinë e automjetit në mënyrë të dyshimtë, çka tërhoqi vëmendjen e patrullës. Pas ndalimit, kontrolli i mjetit çoi në zbulimin e mbi një kilogrami kokainë, e fshehur në një nga sediljet e automjetit.

Gjatë kontrollit personal, atyre iu gjetën edhe rreth 1500 euro cash, të cilat së bashku me lëndën narkotike u sekuestruan nga policia.

Dy të arrestuarit u dërguan në paraburgimin e Arezzos, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar origjinën e drogës dhe lidhjet e mundshme të tyre me rrjete të tjera kriminale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)