Avokati i Popullit, Endrit Shabani, priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Gjatë takimit u theksua vullneti i përbashkët për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi, me synim mbrojtjen e pakompromis të të drejtave të qytetarëve dhe përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Gjatë bashkëbisedimit, Shabani e vendosi theksin te llogaridhënia e administratës publike dhe mbrojtja e qytetarëve që nuk kanë zë. Ai nënvizoi se roli i Avokatit të Popullit do të jetë thelbësor për të luftuar që reformat e vendit të përkthehen në standarde të vërteta evropiane për qytetarët shqiptarë.
Nga ana e tij, Ambasadori Gonzato vlerësoi qasjen e re dhe dinamike të institucionit, dhe rikonfirmoi mbështetjen e fortë dhe të palëkundur të Bashkimit Evropian, duke e konsideruar Avokatin e Popullit si një partner strategjik në monitorimin e standardeve të Kapitullit 23.
Në përfundim, palët ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin e tyre përmes projekteve konkrete që rrisin ndikimin e institucioneve të pavarura.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)