Ndryshon sërish çmimi i naftës dhe benzinës, çfarë vendosi Bordi i Transparencës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për tregtimin e naftës dhe benzinës në vend.

10.04.2026. 16:34

Ndryshon sërish çmimi i naftës dhe benzinës, çfarë vendosi Bordi i Transparencës

Bordi i Transparencës është mbledhur sërish këtë të premte për të vendosur çmimet e reja të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve.

Kështu në këtë mbledhje u vendos që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 217 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 205 lekë/litër.

Ndërkohë që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 176 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Sipas Bordit, çmimet e reja do të hyjnë në fuqi ditën e sotme në orën 18:00 dhe do të qëndrojnë deri në mbledhjen e ardhshme.

Bordi i tërheq vëmendjen operatorëve që t’iu përmbahen këtyre çmimeve dhe paralajmëron se në rast shkelje, do të vendoset pezullim i aktivitetit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)