Policia kolumbiane bën me dije se ka vënë në pranga një shtetas shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje.
Në faqen zyrtare të policisë kolumbiane mësohet se shqiptari i arrestuar është Florind Rama.
Për këtë shtetas kishte një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle në lidhje me një krim të rëndë të ndodhur 4 vite më parë.
Rama akuzohet për një vrasje të ndodhur në Marbella të Spanjës në vitin 2022.
Autoritetet kolumbiane kanë nisur kontaktet me Interpol Madridin për ekstradimin e këtij shtetasi, teksa paralelisht po hetohen lidhjet e tij me elementë të dyshuar të trafikut të drogës në Kolumbi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)