Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka lëshuar deklarata të forta ndaj Iranit, në prag të bisedimeve të rëndësishme mes dy vendeve.
Në një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump u shpreh se “arsyeja e vetme pse iranianët janë ende gjallë është për të negociuar”, duke shtuar se Teherani “nuk ka karta të forta”, përveç, sipas tij, përdorimit të rrugëve ujore ndërkombëtare për presion afatshkurtër.
Në të njëjtën kohë, gjatë një interviste telefonike për “Neë York Post”, presidenti amerikan paralajmëroi se SHBA po përgatitet edhe për skenarë ushtarakë në rast se negociatat dështojnë. Ai deklaroi se anijet luftarake amerikane po pajisen me “armët më të mira të prodhuara ndonjëherë”.
“Po i ngarkojmë anijet me armët më të avancuara. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, do t’i përdorim dhe do t’i përdorim shumë efektivisht”, u shpreh Trump.
Ai shtoi gjithashtu se mbetet i pasigurt për besueshmërinë e palës iraniane në procesin e negociatave.
Këto deklarata vijnë në një moment kritik, pasi bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit pritet të zhvillohen së shpejti në Pakistan. Tensionet mes dy vendeve mbeten të larta, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet dhe mundësinë e një përshkallëzimi të mëtejshëm.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)