Negociatat mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit mbeten në pikëpyetje, pasi të dyja palët po vendosin kushte paraprake që po e vështirësojnë nisjen e dialogut.
Pala iraniane, përmes kryetarit të parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf, ka kërkuar që para çdo negociate të ketë një armëpushim në Liban dhe të zhbllokohen asetet iraniane të ngrira jashtë vendit. Sipas Teheranit, këto janë kushte thelbësore për të krijuar besim në procesin diplomatik.
Nga ana tjetër, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se SHBA është e gatshme të negociojë vetëm nëse Irani vepron me “mirëbesim”. Ai paralajmëroi se çdo tentativë për të shtyrë ose manipuluar bisedimet do të ndikojë negativisht në qëndrimin amerikan.
Në këtë klimë mosmarrëveshjesh, situata mbetet e hapur dhe e paqartë, me pritshmëri të mëdha ndërkombëtare, por me hendek të thellë mes kërkesave të palëve.
Ndërkohë që JD Vance është nisur drejt Islamabadit për të qenë i pranishëm në takim, teksa më herët presidentit Trump ka paralajmëruar se nëse negociatat dështojnë atëherë SHBA do të përgatitet edhe për skenarë lufte duke vënë në përdorim dhe armët më të mira.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)