Media izraelite dhe burime të ndryshme ndërkombëtare po raportojnë për zhvillime të reja politike në Iran, duke ngritur pikëpyetje mbi drejtimin e ardhshëm të vendit dhe qëndrimet ndaj Shteteve të Bashkuara. Sipas televizionit izraelit “i24NEWS”, disa zyrtarë ushtarakë izraelitë kanë deklaruar gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura në Knesset se lidershipi i ri iranian dhe figura e Mojtaba Khamenei janë “më ekstremiste se paraardhësit e tyre”.
Në të njëjtën kohë, media “Iran International” raporton se Mojtaba Khamenei, i konsideruar si një nga figurat me ndikim në strukturën e pushtetit iranian ka vendosur kushte për negociatat me Shtetet e Bashkuara. Sipas këtyre raportimeve, ai ka kërkuar që kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf të drejtojë bisedimet me palën amerikane. Në deklaratat e cituara nga zv.presidenti i Parlamentit iranian, Mahmoud Nabavian thuhet se kushtet e palës iraniane janë përcjellë edhe përmes ndërmjetësve rajonalë.
“Kushtet tona i janë komunikuar palës pakistaneze dhe na është thënë se Trump i ka pranuar ato”, raportohet të jetë shprehur ai, sipas mediave të cituara. Këto zhvillime vijnë në një moment tensionesh të vazhdueshme në marrëdhëniet mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa mbeten ende të pakonfirmuara zyrtarisht nga palët përkatëse.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)