Tjetër tërmet në Greqi, lëkundjet ndihen të forta

Një tërmet me magnitudë 4.8 Rihter është regjistruar pasditen e së mërkuarë në Lakonia të Greqisë.

Burimi: Kathimerini

08.04.2026. 16:51

Tjetër tërmet në Greqi, lëkundjet ndihen të forta

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë Rihter është regjistruar mesditën e së mërkurës në Greqi, teksa lëkundjet janë ndjerë të forta në disa zona.

Tërmeti e kishte epiqendrën pranë bregdetit të Lakonisë, teksa thellësia fokale e tij ishte vetëm dy kilometra, çka ka bërë që ai të ndihej i fortë sidomos në katet e larta të banesave.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhej 85 km në jug-jugperëndim të Vathia Lakonia.

Paraprakisht nuk raportohen të lënduar apo dëme si pasojë e këtij tërmeti, teksa emergjencat kanë marrë disa telefonata nga banorët e shqetësuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)