Një moment historik është regjistruar në futbollin gjerman, ku për herë të parë një grua merr drejtimin e një ekipi meshkujsh në Bundesligë.
Marie-Louise Eta është emëruar trajnerja e përkohshme e Union Berlin, pas shkarkimit të Steffen Baumgart, pas humbjes 3-1 ndaj Heidenheim. Klubi gjerman ndodhet në një situatë të vështirë dhe rrezikon rënien nga Bundesliga.
34-vjeçarja më parë ka drejtuar ekipin U19 të klubit dhe tashmë përballet me një detyrë të madhe për të mbajtur ekipin në elitë. Drejtuesit e klubit e kanë falënderuar për pranimin e sfidës në një moment delikat të sezonit.
Në fund të kampionatit, ajo pritet të kalojë në stafin e ekipit të femrave në klubin gjerman duke bërë histori në futboll evropian profesional gjerman sot.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)