FIFA ka vendosur të mos ndryshojë vendet ku do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Botës 2026 për përfaqësuesen e Iranit, duke refuzuar kërkesën për zhvendosjen e tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Meksikë.
Kjo kërkesë erdhi në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, pas përplasjeve ushtarake mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, që nisën më 28 shkurt dhe u ndërprenë së fundmi nga një armëpushim i brishtë. Autoritetet iraniane kishin kërkuar që tre ndeshjet e fazës së grupeve të mos zhvilloheshin në territorin amerikan për arsye sigurie dhe politike.
Megjithatë, FIFA argumentoi se ndryshimi i kalendarit dhe vendeve pritëse do të krijonte vështirësi të mëdha organizative. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, theksoi se pjesëmarrja e Iranit është e garantuar dhe se nuk ekziston asnjë alternativë tjetër përveç planit aktual.
Ndërkohë, drejtues të futbollit iranian kanë lënë të kuptohet se skuadra mund të shmangë udhëtimin drejt SHBA-së, pa hequr dorë nga turneu. Kupën e Botës 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada, mes një klime ende të tensionuar ndërkombëtare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)