Vllaznia vazhdon serinë pozitive në kampionat, duke mposhtur minimalisht 1-0 Teutën, në ndeshjen e luajtur në Shkodër.
Ndeshja u vendos nga një gol i Dodajt në fundin e pjesës së parë, që rezultoi vendimtar për fatin e takimit. Në pjesën e dytë, situata për durrsakët u vështirësua edhe më shumë, pasi Jazxhi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 66-të, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak.
Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Martini forcon pozitat në krye të renditjes, duke arritur në 59 pikë dhe duke mbajtur një diferencë prej 5 pikësh nga ndjekësja Egnatia. Nga ana tjetër, Teuta mbetet në vendin e gjashtë me 38 pikë.
Java do të vijojë të hënën me përballjet Bylis–Dinamo dhe Elbasani–Partizani.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)