Në Spanjë, Netanjahun e mbushin me eksploziv dhe 'e hedhin në erë'

Ministria e Jashtme izraelite, në një deklaratë të publikuar në platformën X dhe të shoqëruar me një video përkatëse, foli për "urrejtje të neveritshme antisemite", duke ia atribuuar përgjegjësinë politikës së qeverisë spanjolle.

12.04.2026. 22:49

Në Spanjë, Netanjahun e mbushin me eksploziv dhe 'e hedhin në erë'

Një kukull gjigante që portretizon kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu u hodh në erë gjatë një feste lokale në Spanjë.

Kukulla rreth shtatë metra e lartë, e mbushur me 14 kilogramë barut, ku Netanjahu ishte i veshur me kostum dhe një shami tradicionale arabe, u shpërtheu në qytetin El Burgo, pranë Malagas.

Sipas kryetares së zonës, Maria Dolores Narvaez, kjo ndodhi në një ceremoni që është mbajtur në zonë prej dekadash.

Ministria e Jashtme izraelite, në një deklaratë të publikuar në platformën X dhe të shoqëruar me një video përkatëse, foli për "urrejtje të neveritshme antisemite", duke ia atribuuar përgjegjësinë politikës së qeverisë spanjolle.

“Urrejtja e neveritshme antisemite që u manifestua është një rezultat i drejtpërdrejtë i nxitjes sistematike nga qeveria e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez”, tha Ministria e Jashtme izraelite.

Po ashtu Tel Avivi tha se e kishte qortuar diplomatin më të lartë të Spanjës në vend. Nga ana e saj, një burim në Ministrinë e Jashtme spanjolle u përgjigj duke thënë se qeveria spanjolle është e përkushtuar për të luftuar antisemitizmin dhe të gjitha format e urrejtjes ose diskriminimit.

“Qeveria spanjolle është e përkushtuar për të luftuar antisemitizmin dhe të gjitha format e urrejtjes ose diskriminimit. Prandaj, ne hedhim poshtë plotësisht çdo sugjerim që sugjeron të kundërtën”, tha i njëjti burim.

Incidenti vjen në një kohë tensionesh të larta diplomatike midis Izraelit dhe vendeve evropiane për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)