Pas dështimit të negociatave në Islamabad mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Rusia është e gatshme të kontribuojë në bisedimet e paqes mes dy vendeve.
Lideri i Kremlinit shprehur gatishmërinë për të “pajtuar” Uashingtonin me Teheranin gjatë një bisede telefonike që zhvilloi me Presidentin iranian Masoud Pezeshkian.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Putin theksoi se Rusia mbetet e gatshme të kontribuojë në promovimin e një zgjidhjeje paqësore për situatën në Lindjen e Mesme.
Siç bëri me dje Kremlini, presidenti rus shprehu qëllimin e tij për të vazhduar mbështetjen e iniciativave diplomatike që synojnë arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në rajon.
“Putin theksoi se është i gatshëm të vazhdojë të lehtësojë kërkimin për një zgjidhje politike dhe diplomatike të konfliktit dhe të veprojë si ndërmjetës në përpjekjet për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, tha Kremlini.
Raundi i parë i bisedimeve mes Iranit dhe SHBA-ve u bllokua pas 21 orësh negociata, duke rrezikuar armëpushimin e brishtë.
Secila palë fajësoi tjetrën për dështimin e bisedimeve për t'i dhënë fund një lufte që ka vrarë mijëra njerëz, ka tronditur ekonominë globale dhe ka rritur çmimet e naftës që nga fillimi i saj më shumë se gjashtë javë më parë.
“Lajmi i keq është se nuk kemi arritur një marrëveshje dhe mendoj se ky është një lajm i keq për Iranin shumë më tepër sesa për Shtetet e Bashkuara”, tha zëvendëspresidenti i SHBA-ve, njëherësh kreu i delegacionit amerikan J.D. Vance.
“Pra, po kthehemi në Shtetet e Bashkuara pa një marrëveshje. I kemi bërë shumë të qarta vijat tona të kuqe”, theksoi ai.
Ndërkohë, kreu i parlamentit iranian Mohammad Bayer Ghalibaf, i cili udhëhoqi delegacionin e vendit të tij së bashku me Ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi, fajësoi SHBA-në për dështimin në fitimin e besimit të Iranit pavarësisht se ekipi i tij paraqiti "iniciativa që shikojnë përpara".
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)