Hungaria zgjedh Europën, Magyar rrëzon Orbanin nga “froni” pas 16 vitesh
Lideri i opozitës ka fituar 135 vende nga 199 në Parlamentin e Hungarisë, duke triumfuar në zgjedhje me mbi 45% të votave, ndërsa në një postim në Facebook ai tha se Orban e uroi në telefon për fitoren e tij.
Një ditë historike për Hungarinë, pasi Peter Magyar rrëzoi nga froni Viktor Orban pas 16 vitesh në pushtet.
Lideri i opozitës ka fituar 135 vende nga 199 në Parlamentin e Hungarisë, duke triumfuar në zgjedhje me mbi 45% të votave, ndërsa në një postim në Facebook ai tha se Orban e uroi në telefon për fitoren e tij.
Ndërkohë, partia Fidesz e Orban ka fituar 57 vende në Kuvend, sipas të dhënave nga Europe Elects.
Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor, Magyar theksoi në deklaratat e tij se partia e tij kishte marrë disa ankesa për mashtrime dhe përpjekje për të ndikuar në rezultat, për të cilat, tha ai, se do të ketë një hetim dhe, nëse është e nevojshme, do të merren masa ligjore.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
JD Vance vlerësoi shumë Hungarinë dhe kryeministrin e saj, vetëm disa ditë para zgjedhjeve, duke konfirmuar mbështetjen e fushatës së udhëheqësit nacionalist në një kohë kur shumë sondazhe parashikojnë se ai mund të humbasë zgjedhjet.
“Kushdo që kreu ose nxiti mashtrim zgjedhor do të mbahet përgjegjës para ligjit”, tha ai.
Ndërkohë, në një fjalim para mbështetësve të tij, kryeministri Viktor Orban pranoi se “rezultati i zgjedhjeve është i qartë dhe i dhimbshëm”, duke sinjalizuar një pranim të mundshëm të humbjes.
Ai falënderoi rreth 2.5 milionë votuesit e partisë së tij Fidesz dhe theksoi se mbështetësit duhet të përqendrohen në rindërtimin e komuniteteve të tyre. “Ne kurrë nuk dorëzohemi. Ditët që na presin janë për të shëruar plagët tona”, u shpreh Orban.
Zgjedhjet parlamentare mbahen në Hungari çdo katër vjet. 106 nga 199 anëtarët e parlamentit zgjidhen në zona zgjedhore me një anëtar duke përdorur metodën e shumicës. 93 anëtarët e mbetur zgjidhen nga një listë e vetme në një zonë zgjedhore "kombëtare".
Në zgjedhjet e fundit në vitin 2022, partia Fidesz e Viktor Orban fitoi 135 vende, duke ruajtur supershumicën e saj prej dy të tretash, duke i lejuar kryeministrit të vazhdojë të shtyjë përpara reformën kushtetuese.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ndërhyrjet janë përqendruar në zona me rëndësi turistike si në Llogara, Filikur dhe Qeparo, me synimin për lirimin e hapësirave dhe frenimin e ndërtimeve të paligjshme përgjatë vijës bregdetare.
Një vatër e madhe zjarri ka shkaktuar alarm këtë të premte në zonën turistike të Ranës së Hedhur në Shëngjin, ku flakët kanë përfshirë një pjesë të masivit me pisha dhe janë afruar pranë bizneseve që operojnë në këtë zonë të frekuentuar nga pushuesit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dalë me një sqarim zyrtar, duke theksuar se dokumenti i publikuar për terapinë hormonale nuk përbën një protokoll përfundimtar terapeutik, por një udhëzues orientues për profesionistët e shëndetësisë.
Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një seri sulmesh të reja në territorin rus, duke goditur objektiva ushtarake strategjike në rajonin e Rostovit dhe Krasnodarit.
Një fluturim i kompanisë United Airlines është detyruar të bëjë ulje emergjente pasi një pasagjer shkaktoi panik në bord duke tentuar disa herë të depërtojë në kabinën e pilotëve.
Një anije turistike u fundos në brigjet e Turqisë gjatë një lundrimi pranë zonës turistike të Marmarisit, duke detyruar 148 pasagjerë të hidhen në det për të shpëtuar jetën.
Një ekspeditë alpinizmi nga Letonia është përfshirë nga një tragjedi në Alaskë, ku tre alpinistë humbën jetën pas një rënieje pranë një prej zonave më të rrezikshme të malit Mekinli.
Ish-komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike pretendoi, përmes një postimi në platformën X, se Trump po "tradhton diplomacinë për herë të tretë".
Thellë nën Paqësorin Jugor, shkencëtarët kanë konfirmuar ekzistencën e një mase të madhe toke që ka qenë objekt debati për dekada. Nuk është një ishull apo fragmente të shpërndara shkëmbinjsh, por një strukturë gjeologjike e vazhdueshme me identitetin e vet, e quajtur Zealandia.
Në disa pjesë të Evropës, temperatura ka arritur në 10 deri në 15 gradë Celsius mbi mesataren për këtë kohë të vitit, ndërsa java që u mbyll e futi kontinentin në... furrë.
Udhëheqësi bjellorus e sheh Macronin si udhëheqësin e duhur t dialogut me Rusinë dhe rrëfen bisedën që pati me presidentin francez, duke përjashtuar si opsion kryeministren italiane Giorgia Meloni.
Pavarësisht sinjaleve për përparim në negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit ende duket larg finalizimit.
Komente (0)