Gjashtë tifozë të Teutës procedohen penalisht pas tensioneve të ndeshjes në Shkodër

Situata e tensionuar ka vijuar edhe jashtë stadiumit, ku një grup tifozësh të Vllaznisë u afrua pranë daljes së sektorit të tifozëve miq, por ndërhyrja e policisë shmangu përplasjen.

13.04.2026. 12:51

Gjashtë tifozë të Teutës procedohen penalisht pas tensioneve të ndeshjes në Shkodër

Fitorja 1-0 e Vllaznisë përballë Teutës në “Loro Boriçi”, u shoqërua me tensione mes dy tifozerive. Suksesi i vendasve në duelin e së dielës, i mbajti kuqeblutë në krye të renditjes, por dueli u karakterizua më tepër nga situata në tribuna.

Sipas Policisë së Shkodrës, gjashtë tifozë të ekipit durrsak janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”. Ata akuzohen se kanë dëmtuar disa stola në tribunë dhe i kanë hedhur në fushën e lojës gjatë ndeshjes.

Situata e tensionuar ka vijuar edhe jashtë stadiumit, ku një grup tifozësh të Vllaznisë u afrua pranë daljes së sektorit të tifozëve të Teutës. Ndërhyrja e shpejtë e forcave të policisë ka bërë të mundur shmangien e një përplasjeje fizike mes palëve.

NJOFTIMI I POLICISË SHKODËR:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. N., 23 vjeç; G. S., 21 vjeç; S. K., 20 vjeç; F. M., 20 vjeç; B. G., 21 vjeç; L. L., 21 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.

Pasi më datë 12.04.2026, në përfundim të ndeshjes midis ekipeve të futbollit “Vllaznia – Teuta”, e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, kanë dëmtuar disa stola në tribunat E4 dhe E5, dhe më pas i kanë hedhur në ambientet e brendshme të fushës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)