Doli në pensioni, piloti bën "xhiro" me avion mbi qytetin e lindjes, por përfundon në polici

Një incident i pazakontë në Islandë ka shkaktuar reagime të shumta, pasi një pilot i një avioni pasagjerësh fluturoi në lartësi shumë të ulët mbi qytetin e tij të lindjes për të shënuar daljen në pension.

Burimi: Daily Mail

13.04.2026. 19:01

Doli në pensioni, piloti bën "xhiro" me avion mbi qytetin e lindjes, por përfundon në polici

Një incident i pazakontë në Islandë ka shkaktuar reagime të shumta, pasi një pilot i një avioni pasagjerësh fluturoi në lartësi shumë të ulët mbi qytetin e tij të lindjes për të shënuar daljen në pension.

Ngjarja ndodhi të shtunën, gjatë fluturimit të fundit komercial të pilotit pas 40 vitesh shërbim. Ai po drejtonte një avion Boeing 757 në linjën Frankfurt-Islandë, kur vendosi të kalonte mbi arkipelagun vullkanik Vestmannaeyjar, në jug të vendit, duke zbritur deri në rreth 100 metra mbi tokë.

Manovra e pazakontë shkaktoi shqetësim te banorët dhe pasagjerët, të cilët u habitën nga afërsia e avionit me shtëpitë dhe terrenin. Pamjet e publikuara nga banorët tregojnë avionin duke fluturuar në lartësi shumë të ulët, pothuajse në nivelin e kodrave dhe çative. Disa prej tyre raportuan zhurma të forta dhe dridhje, ndërsa të tjerë thanë se u frikësuan se avioni mund të rrëzohej.

Kompania ajrore Icelandair reagoi menjëherë, duke theksuar se fluturimi në atë lartësi ishte kryer pa dijeninë dhe pa autorizimin e saj. Drejtuesja e fluturimeve, Linda Gunnarsdóttir, e cilësoi ngjarjen si serioze, duke theksuar se procedurat në aviacion janë shumë strikte dhe se një veprim i tillë nuk është pjesë e praktikave standarde.

Kompania ka raportuar pilotin në polici dhe ka nisur një hetim të brendshëm për rastin. Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkeljet e mundshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)