Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka ngritur alarmin ndërkombëtar, pasi Kombet e Bashkuara paralajmërojnë pasoja të rënda për ekonominë globale dhe sigurinë ushqimore.
Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë pranë OKB-së, një krizë e zgjatur në këtë rrugë kyçe detare mund të shkaktojë një “katastrofë globale agro-ushqimore”. Bllokimi i eksporteve të energjisë dhe plehrave kimike rrezikon të rrisë çmimet e ushqimeve dhe të ulë prodhimin bujqësor në shumë vende.
Ekonomisti kryesor i FAO-s, Maximo Torero, theksoi se vendet më të varfra janë më të rrezikuarat, pasi vonesat në furnizimin me inpute bujqësore mund të çojnë në prodhim më të ulët, inflacion më të lartë dhe ngadalësim të rritjes ekonomike globale.
Ndërkohë, tensionet janë rritur edhe më tej pas vendosjes së një bllokade detare nga Shtetet e Bashkuara ndaj porteve iraniane. Teherani ka reaguar ashpër, duke paralajmëruar për pasoja serioze nëse anijet amerikane përpiqen të pengojnë hyrje-daljet detare.
Zyrtari iranian Alaeddin Boroujerdi e cilësoi bllokadën si propagandë pa bazë ushtarake dhe deklaroi se çdo anije amerikane që tenton të bllokojë portet iraniane do të “dërgohet në fund të detit”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)