Hyn në fuqi bllokada amerikane në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Eliminojmë çdo anije të dyshimtë

CENTCOM theksonte se bllokada do të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjitha anijet që hyjnë ose dalin nga portet iraniane në Girin Persik dhe në Gjirin e Omanit.

13.04.2026. 17:19

Hyn në fuqi bllokada amerikane në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Eliminojmë çdo anije të dyshimtë

Prej orës 16:00 të kësaj të hëne ka hyrë në fuqi bllokada amerikane e Ngushticës së Hormuzit, e vendosur sipas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump. Ky zhvillim i ri ka ndikuar në rritjen e tensioneve në rajonin e Gjirit Persik.

Sipas raportimeve ndërkombëtare, afati për hyrjen në fuqi të masës ishte caktuar në orën 16:00 sipas orës shqiptare. Zbatimi në terren nga forcat e armatosura amerikane nisi menjëherë. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) kishte deklaruar më herët se masa do të niste në kohën e përcaktuar.

Në deklaratat e saj, CENTCOM theksonte se bllokada do të zbatohej në mënyrë të barabartë ndaj të gjitha anijeve që hyjnë ose dalin nga portet iraniane në Girin Persik dhe në Gjirin e Omanit. Ndërkohë, vetëm pak minuta pas hyrjes në fuqi, Donald Trump ka paralajmëruar për pasoja të ashpra në rast shkelje të bllokadës.

Në një postim në rrjetin e tij social “Truth”, presidenti amerikan deklaroi se çdo përpjekje e anijeve iraniane për t’iu afruar zonës së ndaluar do të përballet me reagim të menjëhershëm. Sipas tij, anijet e dyshuara do të “eliminohen menjëherë”, duke përdorur të njëjtën qasje që SHBA aplikon ndaj trafikut të drogës në det.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)