Lot gëzimi në Budapest, hungarezët festojnë rënien e Orban me thirrjen "Rusë kthehuni në shtëpi"
Gjatë tubimit të fitores së Magyar, një pjesë e madhe e audiencës shpërtheu në slogane anti-ruse, duke brohoritur: "Rusë, largohuni" dhe "Rusë, shkoni në shtëpi".
16 vitet e Viktor Orbán në pushtet kanë mbaruar dhe një sistem i cilësuar edhe si "autokraci zgjedhore" është në rrënim e sipër, i mundur nga një ish-anëtar i partisë, 45-vjeçari Peter Magyar, i cili bindi shumicën e hungarezëve ta votonin atë në zgjedhjet e së dielës.
"Ne ia dolëm", tha Peter Magyar para një turme mbështetësish që brohorisnin pranë lumit Danub, me pamje nga parlamenti madhështor i Budapestit në anën tjetër. “Së bashku përmbysëm regjimin hungarez", u shpreh ai.
Foto: AP/Denes Erdos
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve, bazuar në më shumë se 98% të votave të numëruara, e vendosin partinë e tij Tisza në rrugën e duhur për një shifër të jashtëzakonshme prej 138 ulësesh në Parlament, me Fidesz të Orban që merr vetëm 55 karrige deputetësh.
Shumica e cilësuar jo vetëm që do t'i lejojë Magyar të përmbysë politikat e brendshme gjithnjë e më jopopullore të Orbán, por edhe të rivendosë marrëdhëniet globale të Hungarisë, me fokusin tek Europa.
Një klimë entuziazmi mbizotëron në Budapest pas fitores së tij, teksa mijëra qytetarë, kryesisht të rinj, dolën në rrugë për të festuar fundin e dominimit politik të Viktor Orbán.
🇭🇺 BREAKING: Massive anti-Russia protests erupt in Hungary as crowd chants 'Russians go home!' Opposition leader Péter Magyar declares: 'Our country wants to live again... be European again.… pic.twitter.com/GYwOm6R9K3
— Dino breaking news (@DinoLeadingNews) April 12, 2026
Festimet shpërthyen menjëherë pas konfirmimit të fitores së Tisza, me njerëz që u mblodhën në pjesët qendrore të qytetit, duke mbajtur flamuj dhe duke thirrur slogane për ndryshim dhe ripërtëritje demokratike.
Gjatë tubimit të fitores së Magyar, një pjesë e madhe e audiencës shpërtheu në slogane anti-ruse, duke brohoritur: "Rusë, largohuni" dhe "Rusë, shkoni në shtëpi".
Sloganet pasqyrojnë pakënaqësinë e një pjese të shoqërisë hungareze me marrëdhëniet e ngushta të qeverisë së mëparshme me Moskën. Sakaq, në fjalën e tij, Magyar theksoi ndër të tjera se Hungaria po kërkon të kthehet më aktivisht në orientimin e saj evropian.
“Hungaria dëshiron të jetë përsëri një vend evropian. Ajo dëshiron të kthehet në Evropë”, deklaroi ai.
Fitorja e Péter Magyar dhe partisë së tij shënon një pikë kthese historike për vendin, pasi mbyll një cikël të gjatë politik dhe hap një periudhë të re pritjesh për reforma. Në të njëjtën kohë, mbështetësit e Orbán shpërthyen në lot pasi u shpallën rezultatet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ndërhyrjet janë përqendruar në zona me rëndësi turistike si në Llogara, Filikur dhe Qeparo, me synimin për lirimin e hapësirave dhe frenimin e ndërtimeve të paligjshme përgjatë vijës bregdetare.
Një vatër e madhe zjarri ka shkaktuar alarm këtë të premte në zonën turistike të Ranës së Hedhur në Shëngjin, ku flakët kanë përfshirë një pjesë të masivit me pisha dhe janë afruar pranë bizneseve që operojnë në këtë zonë të frekuentuar nga pushuesit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dalë me një sqarim zyrtar, duke theksuar se dokumenti i publikuar për terapinë hormonale nuk përbën një protokoll përfundimtar terapeutik, por një udhëzues orientues për profesionistët e shëndetësisë.
Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një seri sulmesh të reja në territorin rus, duke goditur objektiva ushtarake strategjike në rajonin e Rostovit dhe Krasnodarit.
Një fluturim i kompanisë United Airlines është detyruar të bëjë ulje emergjente pasi një pasagjer shkaktoi panik në bord duke tentuar disa herë të depërtojë në kabinën e pilotëve.
Një anije turistike u fundos në brigjet e Turqisë gjatë një lundrimi pranë zonës turistike të Marmarisit, duke detyruar 148 pasagjerë të hidhen në det për të shpëtuar jetën.
Një ekspeditë alpinizmi nga Letonia është përfshirë nga një tragjedi në Alaskë, ku tre alpinistë humbën jetën pas një rënieje pranë një prej zonave më të rrezikshme të malit Mekinli.
Ish-komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike pretendoi, përmes një postimi në platformën X, se Trump po "tradhton diplomacinë për herë të tretë".
Thellë nën Paqësorin Jugor, shkencëtarët kanë konfirmuar ekzistencën e një mase të madhe toke që ka qenë objekt debati për dekada. Nuk është një ishull apo fragmente të shpërndara shkëmbinjsh, por një strukturë gjeologjike e vazhdueshme me identitetin e vet, e quajtur Zealandia.
Në disa pjesë të Evropës, temperatura ka arritur në 10 deri në 15 gradë Celsius mbi mesataren për këtë kohë të vitit, ndërsa java që u mbyll e futi kontinentin në... furrë.
Udhëheqësi bjellorus e sheh Macronin si udhëheqësin e duhur t dialogut me Rusinë dhe rrëfen bisedën që pati me presidentin francez, duke përjashtuar si opsion kryeministren italiane Giorgia Meloni.
Pavarësisht sinjaleve për përparim në negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit ende duket larg finalizimit.
Komente (0)