Me plisin në kokë, Rama i jep shtetësinë shqiptare ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut

Gjatë Samitit të Diasporës, kryeministri Edi Rama i dorëzoi pasaportën dhe kartën e identitetit shqiptare ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams.

14.04.2026. 21:58

Ceremonia u shoqërua me tone miqësore dhe humor nga ana e Ramës, i cili theksoi se Adams tashmë është zyrtarisht pjesë e Shqipërisë, duke shtuar se së shpejti do të mësojë edhe gjuhën shqipe. “Kjo është ID-ja jote, kjo është pasaporta jote shqiptare. Shpejt do të mësojmë edhe shqip. I dashur Erik, mirë se erdhe në Shqipëri”, u shpreh kryeministri.

Rama nënvizoi se përveç dokumenteve, Adams po fiton edhe një përvojë të veçantë në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend ku gjithçka “hapet dhe rritet”. Ai e konsideroi këtë moment si një mundësi të veçantë, duke shtuar me humor se tashmë kjo “punë është kryer”.

Foto: LSA

Nga ana e tij, Adams u bë pjesë e këtij momenti në kuadër të aktiviteteve të Samitit të Diasporës, një ngjarje që synon forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe komuniteteve shqiptare jashtë vendit, si dhe miqve ndërkombëtarë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)