Bilanci i zjarrit në Tiranë, 11 të lënduar, një grua me djegie

Pas zjarrit të fuqishëm që përfshiu një pallat pranë QSUT-së në Tiranë, autoritetet shëndetësore kanë bërë publike të dhënat e para mbi të lënduarit, duke konfirmuar se disa persona kanë pësuar probleme nga flakët dhe tymi.

14.04.2026. 20:35

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në një prononcim për mediat bëri të ditur se në total janë 11 persona të prekur nga ngjarja, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Sipas tij, 6 prej tyre janë shtruar në spital, ku 4 ndodhen në repartin e toksikologjisë për shkak të asfiksisë nga tymi, ndërsa një tjetër është në urgjencë. Një rast më i rëndë është ai i një gruaje rreth të 50-tave, e cila ka pësuar djegie në rreth 15% të trupit dhe po trajtohet në spital.

Brataj theksoi se, pavarësisht situatës së rënduar, aktualisht asnjë nga të lënduarit nuk ndodhet në rrezik për jetën. Ai shtoi se mes të prekurve ka edhe efektivë të shërbimit zjarrfikës, të cilët janë përfshirë në operacionin për shuarjen e flakëve.

Zjarri, i cili përfshiu një pallat në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe vuri në rrezik jetën e dhjetëra banorëve, të cilët u evakuuan nga forcat e emergjencës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)