Flakët shkrumbojnë pallatin në Tiranë, zjarrfikësit shpëtojnë banorët, 6 të lënduar

Një situatë alarmante është krijuar në Tiranë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat pranë zonës së njohur si “Farmacia 10”, shumë pranë spitalit QSUT. Flakët janë përhapur me shpejtësi në fasadën e një kompleksi banimi.

14.04.2026. 17:17

Një numër i madh familjesh janë nxjerrë nga pallati, ndërsa situata mbetet e tensionuar për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe tymit të dendur.

Foto nga web

Në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri Lamallari, i cili po ndjek nga afër operacionin e ndërhyrjes dhe koordinimin e strukturave të emergjencës. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të intensitetit të zjarrit, duke u detyruar në disa momente të tërhiqen për shkak të shtëllungave të mëdha të tymit dhe temperaturave të larta.

Autoritetet kanë kërkuar zgjerimin e perimetrit të sigurisë përreth zonës, për të shmangur rrezikun për qytetarët dhe për të lehtësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Qarkullimi në zonë është kufizuar, ndërsa policia po mban nën kontroll situatën.

Deri në këto momente nuk ka një bilanc zyrtar për persona të lënduar, por një qytetare dhe një zjarrfikës mësohet se janë transportuar në spital.

Deri në këto momente mësohet se 6 persona, 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës kanë përfunduar në spital të asfiksuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)