Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar se mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë pa ndërprerje, ndërsa lufta me Rusinë hyn në vitin e katërt. Në një fjalim të mbajtur në Bruksel, ai deklaroi se aleatët do të sigurojnë municione dhe ndihmë të vazhdueshme ushtarake, financiare dhe humanitare për Kievin.
Sipas tij, Moska nuk ka arritur të përmbushë objektivat strategjikë në fushën e betejës, ndërsa rezistenca ukrainase mbetet e fortë. “Siguria e tyre është siguria jonë. Nuk mund të ketë paqe të vërtetë në Evropë pa paqe të vërtetë në Ukrainë”, u shpreh Rutte.
Ai shtoi se presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të dëshmojë nëse është realisht i interesuar për paqe, duke nënvizuar se përgjegjësia për përfundimin e konfliktit mbetet te Kremlini.
Kreu i NATO-s theksoi simbolikën e qëndresës ukrainase: “Flaka e lirisë është e gjallë në Ukrainë dhe ajo vazhdon të digjet dhe të shkëlqejë”, duke garantuar se mbështetja e aleancës nuk do të zbehet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)